Indi, dhunohen e hidhen në pus 3 motra

21/02/2013 00:00

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, pa u harruar mirë ajo e dhunimit brutal të një vajze fundvitin e kaluar.

Tre motra, të moshave 11, 9 dhe 6 vjeçare janë dhunuar dhe më pas vrarë në shtetin Maharashtra. Trupat e tyre janë gjetur në fund të një pusi.

Nëna e të miturave kishte dhënë alarmin nuk vajzat nuk ishin kthyer në shtëpi nga shkolla, por policia e kishte injoruar denoncimin.

Banorët e fshatit ku banonin tre vajzat kanë zbritur në rrugë për të protestuar kundër indiferencës së forcave të rendit.

Ky është episodi i radhës kundër grave në Indi. Në fund të vitit të kaluar dhunimi dhe më pas vdekja e një studenteje 23-vjeçare shokoi vendin.

Ajo vdiq në një spital të Singaporit më 29 dhjetor për shkak të dëmtimeve të brendshme tepër të mëdha. Për arsye ligjore, emri i saj nuk është bërë publik.

Ngjarja bëri që presidenti indian Pranab Mukherjee të firmoste një ligj të ri kundër përdhunimit, i cili rrit dënimin minimal për agresoret dhe lejon ndëshkimin kapital në rastet më ekstreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA