Evo Morales “tradhton” Chavez

21/02/2013 00:00

Hugo Chavez është rëndë. Kështu ka deklaruar presidenti bolivian Evo
Morales, mik dhe aleat politik i lideri venezuelian që para pak ditësh u
kthye në Venezuelë.

Morales, që ndodhet në selinë e OKB-së në Nju Jork, ka thënë se: “Vëllai im Chavez po kalon një moment shumë, shumë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore”.

Presidenti bolivian ka konfirmuar se nuk ka pasur mundësi ta takojë Chavez në Karakas, ku është shtruar në një spital ushtarak pasi u mjekua në Kubë.

Hugo u rikthye në Venezuelë para pak ditësh pas trajtimit për kancer në Kubë. Në tre mesazhe të postuara para pak ditësh në faqen e tij në Twitter, presidenti venezuelian falenderonte homologun kuban dhe ish-liderin Fidel Kastro për ndihmën e dhënë.

Falenderime bëheshin edhe për venezuelianët, që sipas tij, e mbështetën pa hezitim. Mesazhet sqaronin se Chavez do ta vazhdojë kurimin në vendlindje.

President i Venezuelës prej 14 vjetësh u rizgjodh tetorin e vitit të kaluar për një mandat të ri 6-vjeçar në krye të shtetit, por ceremonia e betimit u shty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Nga mesi i dhjetorit, Chavez shkoi në Kubë për t’iu nënshtruar operacionit të katërt brenda 18 muajsh kundër kancerit që iu diagnostikua diku nga mesi i 2011-ës.

Javën e kaluar, qeveria venezueljane publikoi fotot e tij të para që prej ndërhyrjes kirurgjikale. Chavez shihej aty në shtrat duke buzëqeshur me një gazetë në dorë, i rrethuar nga dy vajzat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA