Bullgaria, miratohet dorëheqja e qeverisë

21/02/2013 19:40

Deputetët bullgarë votuan me 209 vota pro dhe pesë kundër dorëheqjen e kryeministrit Boiko Borisov dhe qeverisë së tij.

Tani i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme që mund të zhvillohen në muajin prill dhe jo në korrik. Pas këtij votimit, presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, do të caktojë një qeveri të përkohshme që do ta drejtojë vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Pas votimit ne parlament, nje grup perkrahesish te Borisovit qe qendronin jashte nderteses shprehen miratimin per vendimin e tij.

Doreheqja e papritur e Borisovit erdhi pas protestave ne te gjithe vendin kunder çmimeve te energjise elektrike dhe masave shtrenguese. Te pakten 14 persona mbeten te plagosur pas perleshjeve mes protestuesve dhe forcave te rendit.

Protestuesit akuzojne per korrupsion, jo vetem partine e Borisovit, por te gjithe klasen politike bullgare.

Shume analiste jane te mendimit se ikja e Boiko Borisovit më shumë e thellon sesa e zgjidh krizën. Por, ka tjere e shohin doreheqjen, si nje menyre per te shpetuar reputacionin e partise se qendres se djathte ne pushtet GERB.

Per shume bullgare, me nje rroge mesatare mujore prej 400 eurosh dhe nje pension sa gjysma e kesaj shifre, faturat e larta te energjise, qe ndonjehere tejkalonin te ardhurat, nuk ben gje tjeter veçse shtuan revolten dhe tensionet ne vend.

Mijera bullgare dolen ne rruge, gjate ketij muaji kunder kompanive ceke, shperndarese te energjise; “CEZ” dhe “Energo Pro”, si dhe asaj austriake “EVN”.

Top Channel