Zyrtari i FIFA-s: Fiksimet, një epidemi

20/02/2013 16:10

Të gjitha organizatat dhe federatat kombëtare të futbollit duhet të bëjnë më shumë për të luftuar fenomenin e fiksimit të ndeshjeve dhe korrupsionit.

Ishte kreu i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Zhang Jilong, ai i cili gjatë një takimi të këtij organizmi në Malajzi theksoi se fiksimet janë shndërruar në një “epidemi”, të cilat asnjë organizatë në botë nuk mund t’i luftojë e vetme.

Nga ana e tij, shefi i sigurisë së FIFA-s, Ralf Mutschke, theksoi se korrupsioni duhet të adresohet në një nivel politik.

Konferenca dy-ditore në Kuala Lumpur u organizua nga zyrtarë të FIFA-s dhe Interpolit.

Mbi 200 përfaqësues nga 43 vende janë të pranishëm në këtë takim, i cili synon që të alarmojë zyrtarët e futbollit dhe të agjensive të rendit, mbi këtë fenomen dhe të përcaktojë mënyrat më të mira për të luftuar fiksimin e ndeshjeve në futboll.

Më parë gjatë shkurtit, ishte UEFA ajo që publikoi një raport mbi ndeshjet e dyshuara si të fiksuara. Në atë raport figuronin edhe disa klube shqiptare, midis të cilave Tirana dhe Vllaznia, të dyshuar për fiksimin e ndeshjeve të Kupave të Europës. Hetimet mbi këtë raport janë në zhvillim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta