Turi i Sekretarit të ri Amerikan

20/02/2013 00:00

Udhëtimin e tij të pare si Sekretar Shteti John Kerry do ta zhvillojë në
Europë dhe Lindjen e Mesme. Qëllimi i këtij turi do të jetë të
diskutohet mbi çështje rajonale, por edhe mbi konfliktin që ka përgjakur
Sirinë, situata e së cilës ende nuk ka marrë zgjidhje.

Departamenti i Shtetit sqaron se shefi i diplomacise amerikane ka në plan të vizitojë 9 vende; Britani, Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Udhëtimi i tij nis ne 26 shkurt e vazhdon deri më 6 mars.

Në Paris, Kerri pritet të diskutojë mbi Malin; në Romë do të marrë pjesë në takimet shumëpalëshe mbi Sirinë dhe do të takohet me udhëheqjen e koalicionit opozitar Siria, ndersa ne Kajro do të takohet me udhëheqësit politikë, të biznesit dhe shoqërisë civile, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Al-Araby.
John Kerry beri betimin si kreu i diplomacise amerikane në fillim të muajit duke pasuar Hillari Klinton, e cili e mbajti këtë post per katër vjet. Rrugetimin e tij mediat e kane etiketuar si “turi i degjimit”, i cili kontraston ndjeshem me ate te paraardheses se vet qe udhetimin e pare si shefe diplomacie e zhvilloi ne Japoni, Indonezi, Korene e Jugut dhe Kine.

Mungesa e nje ndalese ne Azi, per zedhenesen e DASH-it, Victoria Nuland nuk ka asnje prapavije politike, por thjesht do ta bente akoma me te gjate nje tur edhe keshtu te lodhshem dhe do te vije ndoshta ne nje tjeter moment. Ajo sqaroi gjithashtu se Kerry nuk do te vizitoje as Izraelin e as territoret palestineze per shkak se Kryeministri i shtetit hebre eshte i ngarkuar me formimin e Qeverise pas zgjedhjeve te 22 janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA