Tiranë, aksident tek “Ura e Madhe”

20/02/2013 22:30

Një burrë dhe një grua, të cilët udhëtonin me një motor “Skuter”, tek ajo që njihet si “ura e madhe” në Tiranë, janë përplasur nga një makinë tip “Skoda”, mbrëmjen e së mërkurës.

Në momentin e përplasjes, motorri udhëtonte në drejtim të kishës katolike, ndërsa automjeti “Skoda” në drejtim të monumentit të Skënderbeut.

Çifti, që ndodhej në motorr, ka marrë plagë në kokë dhe këmbë, pa pasoja për jetën.

Ekpertët e policisë, të mbërritur në vendngjarje, janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Hetimi është përqendruar për të zbuluar, nëse makina apo motorri kanë shkelur semaforin, duke hyrë me dritë të kuqe.

Top Channel