Aksi rural dytësor Stacioni i Luftinjës- Buz me gjatësi 18 kilometra
është shaktërruar rreth 20 ditë më parë pas rrëshqitjeve, që u
favorizuan nga reshjet e dendura dhe gjendja prej vitesh e amortizuar e
këtij aksit.
7000 banorë të 28 fshatrave të komunave Luftinjë dhe Buz gjenden plotësisht të izoluar pas dëmtimit të rrugës rurale. Aktualisht kjo rrugë është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Nga ana tjetër Ndërmarrja e Rrugëve Rurale bën me dije se nuk ka asnjë mjet finaciar për të ndërhyrë në përmirësimin e situates
Kritike dhe me gjendje të përkeqësuar pas reshjeve të fundit sipas specialistëve janë akset rurale që të cojnë në komunat Zagori dhe Pogon në Gjirokastër, akset Tepelenë – Gusmar e Luftinjë –Buz në Tepelenë, si dhe rruga drejt komunës Frashër në Përmet.
Top Channel