Sporti i Tenisit eshte nje nga disiplinat sportive qe praktikohet nga miliona njerez ane e mbare globit, por pak kush e di qe ky sport eshte luajtur heret ne vendin tone.
Nga fundi i viteve ’30-te, nje i ri 26-vjeçar, ndertoi dy fushat e para te tenisit ne Shqiperi duke qene iniciatori i nje tradite te magjishme qe vazhdon edhe sot.
Ai quhej Sali Nallbani, emer i cili do te hynte ne histori si “babai” i tenisit shqiptar. Per kontributin ne tenis, Saliu ka marre urdherin “Mjeshter i Madh”.
Ethet e sportit, zune dhe motren e vogel te Saliut, Ballkize Nallbani, nje vajze e re dhe plote pasion, me nje deshire te zjarrte per te ecur ne hapat e vellait te madh.
Sot ajo eshte 83 vjeç, por ne vitet 40 ishte nje vajze plote jete, e cila kohen me te gjate e kalonte ne fushen e tenisit, ku dhe praktikisht u rrit. Duke gjykuar nga shtati i shkurter, veshtire ta besosh se ajo fitonte ndeshje njera pas tjetres.
“Fillimisht, e quanin sport borgjez, por të gjithë në familjen time u morën me të.
Fillimish te quanin sport borgjez, por të gjithë u morën më të. i mbaj mend të gjitha nga fillimet e mia në tenis, ishte diçka që bëhej për herë të parë”, kujton 83-vjeçarja.
Frekuentuesit e pare te tenis “Nallbanit”, siç i mbeti emri ne kohe, ishin intelektualet e njohur te kohes.
Ambientet ishin kthyer ne nje klub te vertete jo vetem sportiv, por dhe kulturor. Aty organizoheshin takime gazetarësh biseda kulturore e mbremje vallzimi gje qe rriti ndjeshem numrin e amatoreve. te cilet preken per here te pare raketen.
“Pa dyshim, nuk jam unë e para që ka sjellë tenisin në Shqipëri dhe as lojtarja e parë e tij. i pari është im vëlla, i cili kishte qejf që unë të bëhesha sportiste dhe më mësoi sportin. Atëherë merrja pjesë në kampionatre të ndryshme, si kampionate vrapi, etj. Kur u ndërtuan fushat e tenisit, aty ku janë edhe sot në Tiranë, u bënë të bujshme dhe shumë rendën të regjistroheshin, pasi nuk kishte asnjë fushë tjetër në vend”, kujton Ballkizja.
Gati e gjithe familja Nallbani u “magjeps” me sportin elitar. Vellezerit dhe motrat e tjera, perfshire dhe djalin e Saliut, te gjithe u bene teniste te zote dhe pjesemarres në kampionate lokale dhe kombetare ku perfaqesuan denjesisht Shqiperine.
Pas vitit ’30-te,numri i pjesmarrevese femra do te shtohej, tenisi nisi të luhej ne Institutin Femeror, “Nena Mbretnesh”.
Punonjeset e huaja te ambasadave dhe ato pak vajza shqipetare, ishin te parat qe “guxuan” edhe pse triumfues me çmimet e para e te dyta, dilnin gjithnje meshkujt.
Top Channel