Stimulimi i eksporteve

20/02/2013 23:30

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi grante dhe rimbursimin e TVSH-së për të gjitha kompanitë, që eksportojnë produktet “Made in Albania”.

Deklarata e tij u bë në Vaun e Dejës, në Shkodër, ku ai vizitoi një kompani private, që prodhon konserva peshku për eksport.

“Besoj se shumë lehtësira të tjera janë të domosdoshme, sidomos për sa i takon rimbursimit automatik të TVSH-së, për të gjitha bizneset të cilat eksportojnë, duke afirmuar një markë shqiptare në tregun ndërkombëtar, por njëkohësisht edhe duke dhënë mesazhe të qarta të perspektivës, pasi çdo pengesë apo vonesë, çdo kosto dobëson aftësistë konkurruese të kompanive shqiptare”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA