
Arsenali i tij u poshtërua 1-3 në shtëpinë e vet nga Bajerni i Mynihut. Rezultati përloti Arsen Venger. Por a mjaftojnë lotët që trajneri francez i “topçinjve” të vazhdojë drejtimin e skuadrës londineze?
Kësaj pyetje është munduar t’i japë përgjigje një sondazh i The Sun. Sipas sondazhit të tabloidit britanik në versionin online të tij, ku kanë marrë pjesë rreth 7 mijë votues, 54 përqind e tyre mendojnë se Venger duhet të largohet, ndërsa 46 përqind të tjerë kërkojnë vazhdimin e tij.
Trajneri francez është vënë në qendër të kritikave të mediave dhe tifozëve të Arsenalit pas eleminimit nga FA Cup nga skuadra e Blackburnit, kritika këto që u ashpërsuan në përfundim të takimit të Ligës së Kampioneve ndaj Bajernit të Mynihut.
Situata nuk është e mirë as në kampionat. Arsenali ndodhet në vendin pestë me 44 pikë, 4 më shumë se vendi i katërt që mbahet nga Totenhemi.
Venger drejton prej vitit 1996 Arsenalin dhe në karrierën e tij numëron 3 tituj kampionë në Premier Ligë, 4 Kupa të Anglisë dhe po kaq FA Community Shield. Në arenën ndërkombëtare suksesi më i madh i tij është finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2006 ku Arsenali u mund 2-1 nga Barcelona, ndërsa në vitin 2000 humbi finalen e Ligës së Europës në goditjet e 11-metërshave ndaj turqëve të Gallatasaraj, që u treguan më të saktë pas përfundimit të kohës së rregullt dhe asaj shtesë në barazim 0-0.
Top Channel