Real-PSG, “rokadë” Mourinho-Ancelotti

20/02/2013 19:00

Trajneri i Paris SG, Carlo Ancelotti, do të zëvendësojë Mourinhon në “Santiago Bernabeu” në sezonin e ardhshëm, shkruante të mërkurën e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Sipas gazetës, largimi i trajnerit portugez tashmë është i sigurt dhe Ancelotti, i cili gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me presidentin Florentino Perez, duket se ka gjetur tashmë një marrëveshje gojore.

“Le Parisien” citonte burime “të sigurta” pranë trajnerit italian, në publikimin e këtij lajmi.

Nëse një lajm i tillë do të jetë i vërtetë, atëherë mes Realit dhe PSG-së mund të realizohet thjeshtë një “rokadë” trajnerësh, pasi Mourinho me shumë gjasa do të kalonte në “Parc des Princees”.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, me lëkundjen e pozitave të Wenger tek Arsenali, tashmë trajneri francez rikthehet të konsiderohet një opsion edhe për madrilenët, nese pista Ancelotti do te deshtoje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta