Liban, dënim me vdekje për ish-ministrin?

20/02/2013 15:40

Prokurori i Përgjithshëm i Libanit i kërkoi gjykatave të vendit që të dënojnë me vdekje ish-ministrin e Brendshëm, Michel Samaha.

Së bashku me Samahën është kërkuar dënimi me vdekje në mungesë edhe për drejtuesin e Shërbimeve Sekrete Siriane, Ali Mamluk.

Sipas akuzës, ata besohet se kanë organizuar atentate vdekjeprurëse ndaj disa prej kundërshtarëve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe babait të tij, brenda Libanit, me urdhër të qartë nga Damasku.

Lajmi u publikua ditën e mërkurë nga televizioni libanez “Al-Mustaqbal”.

Libani, një vend që konsiderohet nga Damasku si një provincë siriane, ka gëzuar historikisht marrëdhënie tepër të ngushta me Sirinë dhe është destabilizuar së fundmi nga lufta civile që po zhvillohet në fqinjin verior.

Disa kontrintime kanë ndodhur në kryeqytetin Bejrut dhe në qytetin verior të Tripolit, midis forcave qeveritare dhe mbështetësve të al-Assad, duke rezultuar në vdekjen e disa dhjetëra libanezëve.

Nga viti 1976 deri në mesin e viteve 2000, Siria mbajti një forcë të rëndësishme ushtarake në Liban prej 40-50 mijë ushtarësh, për të mbrojtur vendin nga një pushtim i mundshëm izraelit.

Top Channel