Spitali i Kavajes, megjithese nje investim i ri prej vetem 2 vjetesh,
paraqet nje sere problemesh qe nga muret me lageshti e deri tek
dyshemeja, qe flasin qarte per punime pa standard.

Jane ankesa qe vijne nga vete mjeket qe punojne ne te, shqetesime te bera prezente gjate takimit me kreun e opozites Edi Rama.

Por investimet pa standart ne mjediset spitalore jane vetem njera ane e medaljes,thone mjeket ne kete spital . Mungesa e specialisteve dhe aparaturat qe qe kur blihen jane jashte funksionit, e bejne kete spital si shume te tjere neper rrethe, me sherbime te reduktuara.

“Kemi nevojë për kirurgë dhe anestezistë nga Kavaja. Të paktën për operacionet është bërë gjithë spitali, s’ka pse të iki tjetri për një apandesit në Durrës, për një hernie, për të njëjtat gjërat që bëhen në kushte shumë më të mira këtu”, thotë mjeku.

Kreu i opozites Edi Rama tha se sistemi ka rënë. Shumë qendra shëndetësore, shumë struktura spitalore janë të rrënuara pavarësisht se nuk është zvogëluar buxheti për to në vite, po një pjesë e buxhetit ka shkuar në drejtime të paditura,tha ai.

“Eshtë investuar, leku është investuar pa një plan të përgjithshëm kombëtar të organizimit të sistemit spitalor, pa një gjykim profesional të distancave, ndarjes së roleve dhe përgjegjësive. Për të mos folur pastaj për këtë pjesën tjetër që fillon e pikon tavani pa filluar mirë puna dhe aparaturat që vijnë dhe nuk punojnë. Këto janë pastaj ajo “qershia mbi tortë”, por gjëja që jam shumë dakord me ju është që ne duhet me patjetër të organizohemi nga pikëpamja e burimeve njerëzore, që të kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur. Me këtë sistem çorganizimi të organizuar që ka lidhje me të tjera arsye po jo me arsyen që të bëjmë sistem spitalor dinjitoz në të gjithë territorin, nuk mund shkojmë asgjëkund”, tha Rama.
 
Partia Socialiste eshte duke prezantuar permes takimeve me stafe mjekesore ne te gjithe vendin, kapitullin per shendetesine te programit qeverises per nje Rilindje Shqiptare. Opozita premton nje model te ri te shendetesise ne vend, pasi konsideron te falimentuar ate aktual.

Top Channel