Kontrolli i Shërbimit Informativ

20/02/2013 00:00

Opozita në Komisionin e Sigurisë ka akuzuar mazhorancën se ka mbajtur në
sirtar ligjin “Për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative”,
me qellim per te mos lejuar kontrollin.

Sipas socialistëve, ligji vjen për diskutim, pak muaj perpara se demokratet të kalojne ne opozite.

“Arsyeja përse ky ligj ka ndenjtur për dy vjet në sirtarët e kryetares së Kuvendit është një arsye që ajo e di vetë, por që ka dëmtuar punën. Prurja sot e këtij ligji nuk është shenjë e demokracisë së konsoliduar”, tha nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni.

Por deputetet demokrate ne kete Komision kane kerkuar konsensus per kete ligj duke e konsideruar teper te nevojshem per te gjitha palet.

“Kemi thirrur shoqërinë civile, ekspertë të ndryshëm të kësaj pune, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe me gjerë për të dhënë mendimet e tyre me qëllim që ligji të jetë sa më i plotë, t’i përgjigjet realitetit dhe të jetë sa më efektiv”, u shpreh Leonard Demi, kryetar i këtij Komisioni.

Kontrolli parlamentar mbi Sherbimet Informative ka qene shkak i acarimeve mes dy kampeve politike ne vend vitet e fundit.   

Top Channel