Japoni, defiçiti tregëtar në nivele rekord

20/02/2013 15:15

Defiçiti tregëtar i Japonisë në muajin janar regjistroi humbje rekord, si rrjedhojë e veprimit të vendosur të Bankës Qëndrore, që ndikoi në një humbje të vlerës së jenit për të lehtësuar përballimin e borxhit tepër të lartë kombëtar.

Në muajin janar, eksportet regjistruan rritjen e parë në tetë muaj, pasi me zhvlerësimin e monedhës ato u bënë më tërheqëse dhe të përballueshme për kërkesën e huaj blerëse.

Megjithatë, si rrjedhojë e një monedhe më të dobët, importet u bënë më të kushtueshme, duke rritur defiçitin tregëtar në 1,6 miliardë jen, një rritje prej 10% në krahasim me një vit më parë.

Rritja e defiçiti tregëtar në nivele rekord për janarin u ndikua edhe nga shtrenjtimi i menjëhershëm i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Japonia, vendi me ekonominë e tretë më të madhe në botë, përballet me një nevojë të shtuar për karburante, pasi pothuajse të gjithë reaktorët bërthamorë të vendit qëndrojnë të mbyllur, që prej krizës së Fukushimës, ku rrjedhje reaktive u regjistruan si rrjedhjë e dëmeve të një tërmeti të shkallës 9 sipas magnitudës rihter, pasuar nga një tsunami madhor.

Gjata janarit, niveli i përgjithshëm i importeve u rrit me 7,3%, me karburantet që regjistruan rritjen më të madhe prej 28%. Ndërkohë, eksportet u rritën me 6,4%, kryesisht pajisje elektronike dhe prodhime të gatshme industriale.

Top Channel