Hollande: Kameruni, i pasigurt për francezët

20/02/2013 15:25

Franca i kërkoi shtetasve të saj që të largohen nga Kameruni i Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur, pas shtatë francezë u rrëmbyen nga persona të armatosur ditën e martë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi se janë militantët e armatosur nga Nigeria fqinje përgjegjësit për këto sulme.

Ai shtoi se shtatë turistët, përfshi katër fëmijë, janë transportuar me shumë mundësi në zonat rurale të Nigerisë.

Rrëmbimi i shtetasve francezë përkon me ndërhyrjen ushtarake të Parisit zyrtar në Mali, ish-koloninë e përfshirë në një luftë civile me militantët islamikë.

Përpara rrëmbimit të së martës, të paktën tetë shtetas të tjerë francezë mbaheshin nga grupet ekstremiste në Afrikë.

Organizata terroriste e Boko Harramit, me qendër në Nigeri dhe e konsideruar si një filial i Al-Kaedës, kërcënoi më parë me “luftë të shenjtë” Francën, pas ndëhyrjes së realizuar në Mali.

Në një deklaratë në muajin janar, Boko Harram premtonte se do të shndërronte Afrikën në një “ferr të vërtetë”, për të gjithë “kolonizatorët francezë”.

Top Channel