Greqia është mbërthyer sërish nga një grevë e përgjithshme 24
orëshe,kundër reformave të Qeverisë Samaras.Në grevë zbresin punonjësit e
sektorit publik dhe atij privat, mësuesit,punonjësit e hekurudhave dhe
porteve.

Për 24 ore spitalet do te funksionojne me personel sigurie,ndersa pjesemarrjen e tyre ne greve kane konfirmuar edhe punonjesit e porteve dhe kontrolloret ajorore. Per rrjedhoje asnje anije nuk do te ngarkohet dhe shkarkohet ne porte, ndersa shume kompani ajrore kane njoftuar ndryshime ne oraret e fluturimeve ose anullim te tyre.

Sindikatat kane paralajmeruar dy grumbullime ne sheshin Areos dhe Omonia, e ne vazhdim protesta do t’i drejtohet sheshit para parlamentit grek ne sindagma.Greket e zemeruar protestojne kunder reformave ekonomike te Qeverise Samaras,te cilat sipas sindikatave kane thelluar edhe me tej recesionin.

Si pasoje e politikave te deshtuara ekonomike, Greqia vazhdon te jete ne krize,ndersa te gjitha indekset e ekonomise jane ne ulje. Per here te pare gjate ketyre viteve afro 1100.000 greke jane te papune, ndersa Qeveria ka paralajmeruar pakesime te tjera ne sektorin shteteror.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB