
Papa Benedikti XVI është duke marrë në konsideratë që të ndikojë në ndryshimin e rregullave të Kishës Katolike, për të përshpejtuar procesin e zgjedhjes së pasardhësit së tij.
Ishte një zëdhënës i Atit të Shenjtë të Romës ai që deklaroi të mërkurën se në ditët në vazhdim, Papa mund të lëshojë një dekret në lidhje me konklavën, siç quhet ndryshe procesi i grymbullimit të kardinalëve, të cilët vendosin se cili prej tyre do të drejtojë më pas Vatikanin.
Papa Benedikti XVI do të braktisë vullnetarisht detyrën e tij në datën 28 shkurt.
Dorëheqja e Papës kapi të papërgatitur Vatikanin, që nuk përjetonte një dorëheqje prej 600 vitesh. Në historinë 19-shekullore të Vatikanit, ky është vetëm rasti i pestë që një Papë dorëhiqet.
Sipas rregullave aktuale, konklava nuk mund të fillojë përpara datës 15 mars, por presioni që ajo të mblidhet më parë është rritur ndjeshëm.
Zyrtarët e Vatikanit kanë shprehur më parë dëshirën e tyre që Papa i ri të zgjidhet përpara datës 24 mars, kur do të nisin edhe kremtimet për muajin e Pashkëve, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e katolicizmit.
Top Channel