Arrestime në Bashkinë e Këlcyrës

20/02/2013 00:00

Arrestohet shefi i zyrës së përkrahjes sociale në Bashkinë e Këlcyrës, Elidon Beqiri.

Në pranga edhe shefi i Zyrës së Punës në Bashkinë e Këlcyrës, Erald Ristani.

Shtetasit Beqiri dhe Ristani akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Tre shtetas kanë përfituar asistencë sociale për 5 vjet, rreth 2 milionë lekë të reja.

Sipas policisë, operacioni vijon pasi ka dyshime se mund të jenë 50 shtetas që kanë përfituar asistencë sociale në mënyrë të padrejtë.

Top Channel