
Fituesi i s’kualifikuar i shtatë Tureve të Francës, Lance Armstrong, deklaroi se nuk pranon marrjen në pyetje nën betim nga Agjensia Amerikane Anti-Doping.
41-vjeçari, i konsideruar si një prej sportistëve më popullorë dhe të suksesshëm të brezit të tij, pranoi më parë gjatë vitit se kishte konsumuar substanca të ndaluara në secilën prej fitoreve të tij në Tur, duke nisur nga viti 1996 e deri në tërheqjen e parë nga sporti, në 2005-n.
Si rrjedhojë, ai u s’kualifikua dhe të gjitha fitoret nga viti 1996, e deri në fund të karrierës u hoqën.
Nëse do të pranonte dëshminë nën hetim, sportisti që i mbijetoi një tumori të avancuar në testikuj në fillimet e karrierës, do të kishte shanse që të përfitonte nga heqja e pezullimit të përjetshëm nga pjesëmarrja në kompeticione zyrtare të çdo sporti.
Në deklaratën e tij, amerikani theksonte se “nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në hetime, të cilat kanë si synim të vetëm të demonizojnë individë të caktuar”.
Top Channel