Tunizi, dorëhiqet kryeministi Jebali

19/02/2013 21:40

Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, dha dorëheqjen nga detyra e tij pasi nuk mundi të formonte një qeveri të re.

Ndryshimet e rëndësishme në kabinet u imponuan nga kriza politike e shkaktuar nga vrasja e liderit të opozitës, Chokri Belaid, më parë gjatë muajit.

Jebali kishte thënë më parë se do të jepte dorëheqjen nëse partia e tij islamike e “Ennahdës” nuk do të mbështeste planin për një qeveri të përkohshme teknokratësh.

Atentati i 6 shkurtit ndaj Belaid ka provokuar protesta të mëdha popullore dhe disa ministra dhanë dorëheqjen e tyre si rrjedhojë, duke përçarë koalicionin aktual qeverisës.

”Njerëzit tanë janë të zhgënjyer nga klasa jonë politike. Shpresoj që dorëheqja ime të ndikojë sadopak për të përmirësuar këtë klimë dhe për të shërbyer si një shembull, për të kuptuar se duhet të kryejmë detyrën që i kemi premtuar popullit tunizian”, shpalli dorëheqjen e tij Jebali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA