Sofía Suescun, ylli spanjoll që jeton me sportin dhe fitness-in
Teknologjia është e kualifikuara e parë për botërorin Brazil 2014. FIFA pranoi zyrtarisht përdorimin e teknologjisë në linjën e portës për të përcaktuar qartë rastet e dyshimta që u shpëtojnë syve të gjyqtarëve.
GLT (Goal-line Technology) u testua fillimisht në ndeshjet e Botërorit të Klubeve dhjetorin e kaluar në Japoni, trofe i fituar nga Santosi që mundi në finale 1-0 Chelsea-n.
Si do të funksionojë? Në vijën fatale të portës do të instalohen telekamera dhe sensorë që komunikojnë me orën e gjyqtarit të takimit. Në momentin që topi kalon tërësisht vijën fatale, sinjali mbërrin në dorën e gjyqtarit. Pra goli mund t’i shpëtojë syve të njeriut, por jo të teknologjisë.
FIFA ka autorizuar përdorimin e teknologjisë në Kupën e Konfederatave dhe në finalet e Botërorit. Teknologjia ka një historik kundërshtues nga kreu i FIFA-s, Sep Blatter. Fillimisht ai e refuzoi kategorikisht atë, më pas u tërhoq disi për të arritur tek episodi i golit të Ukrainës ndaj Anglisë që nuk u pa nga gjyqtari.
“Deri më tani teknologjia ishte një alternativë, tani është një domosdoshmëri”, deklaronte pas gafës së gjyqtarëve kreu i organizimit botëror të futbollit.
Top Channel