Në Bruksel ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, që zhvillohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky raund i pestë i dialogut, ku tema kryesore është zgjidhja e çështjes së Veriut, pritet të vijojnë edhe të mërkurën pasdite.

Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç do të takohen sërish në ditën e dytë të bisedimeve me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Siç parashikohej, në takimin e ditës së martë, dy kryeministrat nuk arritën në asnjë marrëveshje mes tyre.

Top Channel