Siçili, riaktivizohet vullkani Etna

19/02/2013 00:00

Vullkani Etna, në ishullin italian të Siçilisë, është aktivizuar sërish. Rreth orës 5 të mëngjesit të së martës, ai i ka dhënë jetë një aktiviteti të ri, me një ujvarë të vërtetë llave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave llava është gjithësesi larg qendrave të banuara dhe është drejtuar drejt zonave të shkreta.

Fenomeni, i shoqëruar nga një ngritje e lëkundjeve sizmike, është i kufizuar në zonat rreth vullkanit, njoftojnë burimet mediatike.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë rrezik për popullsinë dhe aeroporti i qytetit të Katanias do të mbetet i hapur, ndryshe nga herët e tjera kur retë e hirit pengonin fluturimet.

Top Channel