
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu tha se shqiptarët duhet ta festojnë 20 shkurtin për specifikën që mbart kjo datë: Rrëzimin e monumetit të diktatorit Enver Hoxha.
Zonja Bregu, edhe njëherë tjetër në emër në maxhorancës i bëri thirrje kreut të opozitës Rama për të votuar tre ligjet e pavotuara të integrimit. “Ne sot kemi shumë arsye për të festuar 20 shkurtin, si ditën që shënoi fillimin e kësaj epoke të re trasformimi, zhvillimi dhe mirëqenieje, që na bën të ndjehemi sot qytetarë të denjë, siç edhe e kemi merituar gjithmonë të jemi. Ne sot jemi ndryshimi! Shqiptaret duan të ecin përpara”, nisi fjalimin e saj Bregu.
”Ke një rast tjetër, Edi Rama, me 21 shkurt, të enjten, të votosh 3 detyrime të paplotësuara, të cilat do ta afrojnë Shqiperinë me Europën! Ke një rast tjeter, ti dhe partia jote që të konsiderohesh si mbështetës e kontribues në realizimin e ëndrrës së atyre që përmbysën dikatorin më të egër, me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Përndryshe, siç shqiptarët e kanë treguar në 20 shkurtin e 1991, kur i bllokon e dhunon aspiraratat e tyre, ata të rezervojnë vetëm një fund: Rrëzimin”.
Opozita e quajti këtë deklarim të zonjës Bregu si të nxituar dhe se qeveria nuk di me ç’të thotë për dështimet, por kapet pas fantazmës së Enver Hoxhës. “Sepse nuk mbahet dot më në këmbë”, theksoi Milena Harito.
”Ajo çka shqiptarët sot kërkojnë është punësim real, ndërkohë që në 4 vitet e fundit qeveria e Sali Berishës ka mbyllur zyrtarisht 52 mijë vende pune dhe në Shqipëri janë më shumë se 1 milionë të papunë. Shqiptarët sot kërkojnë taksim të ndershëm, ku ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak, ndërkohë që ata fitojnë më shumë të kontribuojnë më shumë për shoqërinë. Një gjë është e sigurt. Në qoftë se ne, gjeneratës së lëvizjes demokratike që çoi edhe në rrëzimin e monumentit të diktatorit do të na e thoshte dikush se pas 22 vjetësh do të kishim këtë qeveri; këtë kriminalitet në rrugë, këto shërbime në spitale e shkolla dhe sojin më të keq të komunistit do ta kishim për kryeministër, realiteti i sotëm do të na dukej një makth”, deklaroi zëdhënësja e PS-së.
Top Channel