Nishani: Prokurorë të pavarur

19/02/2013 00:00

Presidenti i Republikes Bujar Nishani i ka kerkuar prokuroreve te ruajne
pavaresine ne punen e tyre si nje element qe do te ndikonte ne rritjen e
cilësisë dhe rezultateve të drejtësisë. 

Zoti Nishani ka zhvilluar një takim pune me kryeprokurorin Adriatik Lalla, drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, asaj të Tiranës, njësisë task force e prokurorë të tjerë, duke u fokusuar pikërisht tek pavarësia e këtyre institucioneve.

“Mos prisni që t’ju bëjë të pavarur Presidenti i Republikës. Të pavarur institucionin, punën tuaj, mund ta bëni dhe do ta bëni ju dhe vetëm ju. Natyrisht në prioritet të kësaj pavarësie, të këtij konsolidimi gjithmonë mund të mendohet që duhet të jetë profesionalizmi. Sa më profesionistë që të jeni, sa më të transparentë që të jeni në punën tuaj të përditshme, aq më shumë do ta konsolidoni dhe do ta forconi vërtetë pavarësinë e institucionit, por edhe atë që qytetarët kërkojnë, krijimin e perceptimin e besimit mbi pavarësinë e institucionit”, tha Nishani.

Prokurori i Përgjithshëm Llalla theksoi se institucioni qe ai drejton ka marre persiper te hetoje ne menyre profesionale dhe bashkepunuese nje sere krimesh te ndodhura dhe te pazbardhura mes te cilave edhe ato te ndodhura sic tha ai ne sektorin e drejtesise apo edhe te punonjesve te Sherbimit Informativ Shteteror.

Top Channel