Nevil Dede, trajneri i ri i Tiranës

19/02/2013 00:00

Nevil Dede është prezantuar si trajneri i Tiranës deri në fund të të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit.

Në konferencën për shtyp në ambientet e klubit bardheblu, administratori Tagani, drejtori sportiv Tafaji dhe Dede kanë prezantuar plotësimin e organikës që pritet të sjellin rezultat në këtë fazë të dytë të kampionatit.

“Jam i kënaqur që jam trajner i Tiranës. Është një ekip me cilësi dhe do të bëj përpjekjet maksimale që skuadra të marrë më të mirën e asaj që ka ngelur në këtë sezon”, theksoi Dede.

Ky është trajneri i katërt brenda këtij sezoni për Tiranën, një bilanc që konfirmon edhe një herë çekuilibrin e bardhebluve në drejtim. Pas Rubios, Lekbellos dhe Tafajit është radha e Nevil Dedes, i cili edhe në të shkuarën e ka drejtuar klubin bardheblu.

Mbështetja kësaj here duket pa limit për të, por si gjithmonë prezantimet dhe fjalët e para janë pozitive, por se çfarë do të ndodhë do të na e tregojë koha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta