Sofía Suescun, ylli spanjoll që jeton me sportin dhe fitness-in
Drejtuesit e Milanit kanë theksuar disa herë që skuadra po rindërtohet në bazë të një projekti afatgjatë ku në qendër do të jenë të rinjtë produkt i akademisë pse jo dhe blerjeve nga skuadrat e tjera…kur kjo është e mundur.
Një i ri i talentuar është Verrati. Mesfushori italian që në verë kaloi nga skuadra e Peskarës drejt PSG-së për shumën 15 milion euro. Në Francë paraqitjet e tij, edhe pse të pakta, kanë qenë mbresëlënëse, po ashtu si edhe paraqitja në miqësoren e Italisë me Holandën, kur barazoi shifrat 1-1.
Pikërisht për shkak të talentit që ka dhe moshës së vogël, në gjurmë të tij janë vënë disa skuadra, sidomos ato italiane që kërkojnë të rikthejnë në Itali atë që humbën në muajt e verës. U përfol fillimisht për Interin, më pas tek Juventusi ndërsa tani ai që lëshon sinjalin është presidenti i Milanit, Berlusconi.
“Verrati është në grupin e lojtarëve që po shohim nga afër. Mbetet për t’u parë e përcaktuar nëse kushtet favorizojnë blerjen e tij”, deklaroi presidenti i kuqezinjve.
Transferimi duket i vështirë për faktin se PSG nuk është e gatshme të heqë dorë kollaj nga një lojtar me të ardhme, edhe pse Verrati nuk po gjen vend mjaftueshëm në formacionin bazë të të përzgjedhurve të Ancelotit.
Top Channel