Japoni, rikthehet kriza e Fukushimës

19/02/2013 19:00

Agjensia Bërthamore Japoneze njoftoi se vendi mund të përballet me një krizë të re në impiantin e Fukushimës, si rrjedhojë e grumbullimit të ujrave radioaktivë në nëntokë.

Një barrierë e ndërtuar pas incidentit të rëndë që shkaktoi tërmeti i marsit 2011 mund të tejçpohet brenda tre javëve, parajmëroi Agjensia.

Në këtë rast, një sasi e madhe uji i kontaminuar mund të shpërndahet në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar dëme të rënda jo vetëm për ekosistemin japonez, por edhe për atë të vendeve fqinje e mbi të gjitha për jetën njerëzore.

Që prej shkatërrimit të ndodhur dy vjet më parë, ka pasur disa raste rrjedhjesh shqetësuese nga Fukushima, ndërsa operatori i centralit, “Tepco”, është kritikuar rëndë për mungesën e transparencës në lidhje me gjendjen në reaktorë.

Gjatë korrikut, për herë të parë, “Tepco” pranoi se një barrierë e nëndheshme ishte dëmtuar dhe se kishte pasur rrjedhje në det, por theksoi se ishte duke punuar për ndreqjen e problemit, ndërsa theksoi se diçka e tillë nuk do të përsëritej sërish.

Top Channel