Sebastian Vettel tregoi se Red Bull-i vazhdon të jetë makina më e shpejtë në Formulën 1. Tre herë kampioni i botës dominoi sesionin e parë të provave parasezonale që po zhvillohen në Montmelo të Spanjës në ditën e debutimit të Alonsos me Ferrarin e ri.
Piloti gjerman me RB9 regjistroi kohën 1:23:046 duke lënë pas finlandezin Kimi Raikkonen dhe spanjollin Fernando Alonso.
Në këtë ditë u vu re edhe soliditeti në ritëm i Sergio Perez (McLaren) dhe Paul di Resta (Force India), të cilët regjistruan kohën e gjashtë dhe të shtatë më të shpejtë, por të lënë të mendosh se këto dy makina janë në rrugën e duhur.
I katërti u rendit Pastor Maldonado (Williams), i pesti Daniel Ricciardo (Toro Rosso). Rosberg me Mercedes përfundoi i teti duke lënë pas meksikanin Esteban Gutierrez me Sauber.
Top Channel