Fernando Alonso ka provuar ditën e martë makinën e re të Ferrarit në cirkuitin spanjoll të Montmelosë, pasi në testimet e Jerez piloti i parë i skuderisë italiane nuk mori pjesë duke lënë Felipe Masën dhe Pedro de la Rosën të provonin njëvendëshen e re.
Alonso ka xhiruar me gomat e mesme në një pistë të ftohtë duke qenë se temperatura e ambientit ishte rreth 10 gradë Celsius.
Në ditën e parë të provave parasezonale në Montmelo (do të jenë 4 ditë provash) zbritën në pistë këta pilotë: Esteban Gutierrez (Sauber), Checo Perez (McLaren), Kimi Raikkonen (Lotus), Nico Rosberg (Mercedes), Sebastian Vettel (Red Bull), Paul Di Resta (Force India), Pastor Maldonado (Williams), Daniel Ricciardo (Toro Rosso), Charles Pic (Caterham) dhe Max Chilton (Marussia).
Top Channel