BE kërcënon me masa Korenë e Veriut

19/02/2013 00:00

Bashkimi Evropian reagoi ndaj provës së fundit bërthamore të Koresë së
Veriut me ashpërsimin e sanksioneve ndaj vendit komunist.

“Kjo është një përgjigje ndaj një programi bërthamor, i cili përbën kërcënim jo vetëm për rajonin por edhe për arkitekturën e sigurisë në botë,” tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Bruksel.

Masat e BE-se prekin jo vetëm personat që merren me tregti, por edhe firma të tilla që bëjnë tregti me mallra që mund të përdoren për prodhim armësh. Fjala është nder te tjera për ngrirje llogarish bankare apo ndalimin e furnizimeve me disa lloje alumini që përdoren për ndërtimin e raketave bërthamore. Sanksionet e BE-së prekin edhe sektorin financiar të Koresë së Veriut, duke ndaluar blerjen e obligacioneve qeveritare te saj, si dhe tregine e diamanteve, arit dhe metaleve të tjera të çmueshme me Qeverinë e Penianit.

Top Channel