Bayern përballet me Arsenal

19/02/2013 00:00

Rikthehen emocionet e mëdha të Champions Leagues sot në mbrëmje. Për
fazën e një të tetave sot përballet Bayern i Mynihut me Arsenalin në
‘Emirates Stadium’ ne Angli.

Kryesuesit e Bundesligës kanë fituar 18 nga 22 ndeshjet e kampionatit në këtë sezon, ndërkohë fitorja e fundit ishte me Volfsburgun 2-0 ishte e katërta rradhzai. Me golin në këtë ndeshje Mandzukic shkoi në kuotën e 15 golave, duke kryesuar listën e golashënueseve në Bundesligë. Ai do të jetë me sa duket në sulm edhe në mbrëmjen e sotme përball Arsenalit, duke lënë ndoshta sërish Gomezin në pankinë. Kroati po kalon një formë shumë të mirë ndërkohë që Gomez pas dëmtimit në kavilie nuk po arrin rikuperimin e plotë.

Gjithashtu do të mungojë në mbrëmjen e sotme edhe Zherom Boateng  cili është i dënuar, Batshtuber është i dëmtuar bashkë me Klaudio Pizarron. Nga ana tjetër Arsenali do të mundohet në këtë mbrëmje të harrojë zhgënjimin e ndeshjes së kupës, ku u eliminua nga Blackburn. Kjo disfatë i bashkohet edhe pozicionit jo të mirë të skuadrës së Vengerit në këtë sezon në kampionat, për këtë arsye e gjithë vëmendja e trajnerit francez tashmë është Champions League.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme do të jetë ajo mes Portos dhe Malagas. Pelegrini beson se Porto është një skuadër me lojtar kualitativ, megjithatë kiliani është i bindur se skuadra e tij do t’ia dalë mbanë në këtë ndeshje të parë në Portugali. Këto ndeshje si gjithmonë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejt në SuperSport në platformës DigitAlb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta