Allegri: E vendos unë formacionin, jo Berlusconi

19/02/2013 16:15

“I dëgjoj dhe i pranoj këshillat e Berlusconit, por në fund e vendos unë formacionin.”

Këto janë fjalët e Massimiliano Allegrit, trajnerit të Milanit, në konferencën për shtyp para ndeshjes Milan-Barcelona (të mërkurën, ora 20:45), duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi sugjerimin e presidentit të kuqezinjve për të markuar tek për tek Messin.

Të luash kundër Barcelonës – Kemi zhvilluar ndeshje të mira ndaj tyre. Shpresojmë të kalojmë në çerekfinale edhe pse e dimë që Barcelona, pavarësisht se kë ka përballë, fiton 95% të ndeshjeve të saj.

Messi
– Është i pabesueshëm, por të mos harrojmë se edhe Iniesta është nga më të mirët për të dhënë topin e fundit. Duhet të luajmë shumë mirë në mbrojtje. Jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Ndeshja fillon 0-0 dhe do të mundohemi të marrim një rezultat sa më të mirë për ndeshjen e kthimit.

Berlusconi
– I pres me kënaqësi mendimet dhe këshillat e tij sa herë që flasim, por ata që zbresin në fushë i vendos unë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA