Perëndimi ka mundur Lindjen 143-138 në ndeshjen “All Star Game” të zhvilluar në Houston, aty ku yjet e basketbollit amerikan takohen për të formuar dy ekipe spektakolare dhe për të zhvilluar një ndeshje ku tregojnë të gjitha lëvizjet më të mira të repertorit.
Kjo ndeshje është kthyer në një shfaqje dhe jo në një duel të vërtetë siç ka qenë kohë më parë, por 5 minutat e fundit të ndeshjes së ditës së dielë kanë qenë të “vërteta”. Kobe Bryant i bën bllok LeBron James-it, Joakim Noah që mbron shumë ashpër organizatorin Chris Paul… kur yjet vendosin të luajnë (dhe mbrojnë) ndeshja bëhet edhe më spektakolare se sa kur tolerojnë zhytjet e njëri-tjetrit.
Në fund, për të tretin vit radhazi Perëndimi i Kobe Bryant me shokë mposht Lindjen e LeBron James. Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Kevin Durant (30 pikë), por trofeu MVP (Lojtari më i mirë) shkoi me të drejtë për Chris Paul (20 pikë dhe 15 asist).
Top Channel