Rusët nisin studimin e meteorit

18/02/2013 00:00

Shkencëtarët ruse gjetën copëza të meteorit që goditi vendin javën e kaluar duke shkaktuar mbi 1200 të lënduar, disa prej të cilëve me plagë të rënda.

Fragmentet u gjetën në një liqen të ngrirë në rajonin e Cheliabinskut në pjesën jugore të Uraleve ruse ku goditi meteori.

Rënia e meteorit shkaktoi dëme të mëdha materiale, aq sa autoritetet ruse i vlerësuan diku tek 33 milion dollarë. Mbi 9 mijë njerëz kanë nisur punën për të riparuar dëmet e shkaktuara prej trupit hapësinor.

Shkencëtarët thanë se bëhet fjalë për një meteor të zakonshëm dhe në studimin e pjesëzave të gjetura të tij u verifikua prezenca deri në 10 përqind e hekurit.

Top Channel