“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit Hugo Chavez është rikthyer në Venezuelë pas trajtimit për kancer në
Kubë. Në tre mesazhe të postuara në faqen e tij në Tëitter, presidenti
venezuelian falenderon homologun kuban dhe ish-liderin Fidel Kastro per
ndihmen e dhene.
Falenderime shkojne edhe per venezuelianet qe sic thote, e mbeshteten pa hezitim. Mesazhet sqarojne se Chavez do ta vazhdoje kurimin ne vendlindje. President i Venezueles prej 14 vjetesh, ai u rizgjodh tetorin e vitit te kaluar per nje mandat te ri 6-vjecar ne krye te shtetit, por ceremonia e betimit u shty per shkak te gjendjes se renduar shendetesore.
Nga mesi i dhjetori, Chavezi shkoi ne Kube per t`iu nenshtruar operacionit te katert brenda 18 muajsh kunder kancerit qe iu diagnostikua diku nga mesi i 2011-tes. Javen e kaluar, Qeveria venezueljane publikoi fotot e tij te para qe prej nderhyrjes kirurgjikale. Chavezi shihej aty ne shtrat duke buzeqeshur me nje gazete ne dore, i rrethuar nga dy vajzat e tij.
3,9 milione vete e ndjekin presidentin e Venezueles ne Twitter. Ne mesazhet e postuara nuk ka informacion te sakte per daten e mberritjes e asnje te dhene qe te tregoje nese do te rinise detyren tani shpejt. Mungesa e informacionit e ka rrethuar me mister gjendjen e vertete te Hugo Chavezit, por mendohet se semundja eshte ne faze vertet serioze. Gjate trajtimit ne Kube, lideri venezueljan raportohet te kete hequr disa tumore ne zonen e legenit, ndersa i eshte nenshtruar me pare edhe trajtimeve me rreze dhe kimioterapise.
Top Channel