Republikanët: Plani i Obamës nuk është zgjidhje

18/02/2013 00:00

Plani i Shtëpisë së Bardhë për emigracionin ka shkaktuar zemërimin e
senatorëve republikanëve të cilët e cilësojne plot ngërçe e të meta.

Për senatorin Marco Rubio, dokumenti nuk e zgjidh ceshtjen e punetoreve te perkohshem apo parandalimin e fluksit te klandestineve ne te ardhmen.

Paul Ryan e konsideron nje propozim kunder-produktiv sepse bie ndesh me perpjekjet bipartizane ne kete drejtim, ndersa senatori John McCain dhe Rand Paul mendojne se Barak Obama nuk e deshiron vertet zgjidhjen e problemit te emigracionit, thjesht kerkon te kete ne dore dicka per te fajesuar republikanet.

Reagimet e tyre erdhen pas lajmit se Shtëpia e Bardhë po harton një plan që do të lejojë emigrantët e paligjshëm të bëhen shtetas të përhershëm me dokumenta te rregullta brenda tetë vjetësh. Gazeta amerikane USA Today mundi te siguroje nje draft te dokumentit, sipas te cilit 11 milionë emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë për një vizë të re që do të mbaje emrin “emigrant me Perspektive të Ligjshme”.

Nese drafti aprovohet, personat ne fjale mund te aplikojne per te njejtin status ligjor te perkohshem edhe per bashkeshortet dhe femijet e tyre qe jetojne jashte vendit. Plani i Shtepise se Bardhe po hartohet ne kohen kur anetaret e te dyja Dhomave te Kongresit Amerikan jane angazhuar te krijojne projektligjet e tyre per emigracionin.

Sipas ‘USA Today’, nisma u kerkon emigranteve te interesuar t`i nenshtrohen nje kontrolli te se kaluares, të paraqesin të dhëna biometrike dhe të paguajnë një shumë të ardhurash për t’u kualifikuar për vizën e re. Në se miratohen, ata do të lejohen të jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara për katër vjet. pas kesaj periudhe, kane te drejte të aplikojnë për ta zgjatur vizën, ndersa mund te pretendojne banim të përhershëm brenda tetë vjetësh në se kanë mësuar anglisht, njohin historinë amerikane dhe kanë paguar taksat.

Top Channel