Në veri është sulmuar mbrëmë një shtëpi shqiptaro-serbe. Qytetari serb
dhe bashkëshortja e tij shqiptare kanë lajmëruar ngjarjen në polici.

Burimet policore konfirmuan se mbrëmjen e 17 shkurtit është hedhur një bombë në shtëpinë e Slavolub Mashiq. Ngjarja ka ndodhur rreth oërs 19:30 në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policise Besim Hoti tha se nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Deri më tani autoret e sulmit nuk dihen. Sa iu përket motiveve, policia në bazë të hetimeve të bëra ka konstatuar se sulmi mund të jetë i motivuar etnikishit për faktin se bëhet fjalë për një martesë të përzier.

Top Channel