Kurthi në rrugë për automjetet

18/02/2013 00:00

Dhjetëra automjete pësojnë defekte të rënda në një pjesë rruge në më pak se 100 metër në fund të superstradës Lushnje-Fier.

Në këtë zonë dalja nga superstrada, e lënë në mes, bëhet nëpërmjet një rruge që zhytet në ujë sa herë ka reshje. Kjo rrugë është ndërtuar e gjitha gabim dhe pa asnjë rregull e normë në ndërtimin e rrugëve.

Thellësia e ujit në këtë vend bëhet e konsiderueshme, aq sa prej katër vjetësh është kthyer në një kurth të vërtetë, veçanërisht për ata që nuk e njohin.

Gropa ndodhet pikërisht në vendin e quajtur Vajkan dhe mbushet me ujë sa herë bie një vesë shi.

Në të shumtën e rasteve, ajo është e pakalueshme dhe mjetet detyrohen të kalojnë nga rruga e vjetër, ndërkohë që në rastet kur mund të kalohet, dhjetëra vetura kanë pësuar dëme të rënda.

Vetëm gjatë një ore në këtë pjesë rruge janë dëmtuar rreth 15 automjete, kryesisht vetura dhe fuoristrada.

Top Channel