Kinë, vale e re represioni

18/02/2013 16:05

Një valë e re represioni është duke u realizuar prej autoriteteve kineze, të cilat kanë vendosur në shënjestrën e tyre goditëse fjalën e lirë dhe manifestimet demokratike.

Këtë raportoi të hënën Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, duke iu referuar informacioneve të publikuara nga aktivisti Xiao Qingshan.

Ai mbërriti më parë gjatë ditës në Pekin, së bashku me një grup fermerësh nga krahina e Guangdongut, për të protestuar ndaj shtetëzimit të forcuar të një grupi tokash bujqësore.

Protesta e tyre, ndonëse paqësore, u shtyp me dhunë nga autoritetet, që arrestuan mbi 50 fermerë në sheshin qendror të kryeqytetit, në “Tiananmen”.

Në total, së bashku me numrin e personave të tjerë që u solidarizuan me grevën, numri i përgjithshëm i të arrestuarve shkoi mbi 300.

Mediat vendase, të kontrolluara ashpër nga censura shtetërore, nuk e raportuan këtë ngjarje, por Qingsgan arriti t’i shkruante mediave ndërkombëtare nëpërmjet një rrjeti shoqëror.

Shtypja e kësaj proteste përputhet me arrestimet e disa disidentëve dhe disa skandale korrupsioni që kanë tronditur së fundmi vendin më të populluar të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA