
Me karriera tejet intensive, që çojnë secilin vazhdimisht sa në njërën anë të globit në tjetrën, Keith Urban dhe Nicole Kidman i duhet të kalojnë shumë pak kohë pranë njëri-tjetrit.
Megjithatë, partnerë që prej vitit 2006, aktorja hollivudiane dhe këngëtari u dukën si të rikthyer në ditët e muajit të mjaltit, në një pushim për të cilin gjetën kohën t’i dedikoheshin njeri-tjetrit në fundjavë.
Me Keith që mori disa ditë pushime nga filmimet e “American Idol” dhe 45-vjeçaren të rikthyer nga sheshxhirimet e filmit të saj të fundit, bashkëshortët u fotografuan tepër të dhënë pas njëri-tjetrit, duke luajtur me dallgët e Oqeanit Paqësor, në brigjet e Sidneit, në Australi.
Si dy adoleshentë, partnerët u fotografuan duke u puthur, përkedhelur dhe luajtur me njëri-tjetrin në publik, pa asnjë shenjë konsumimi nga shtatë vitet që kanë kaluar të martuar, por më shumë larg se sa pranë njëri-tjetrit.
Top Channel