Ekuador, Correa fiton mandatin e tretë si president

18/02/2013 08:00

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, është rizgjedhur për herë të tretë si president i vendit me më shumë se 50% të votave dhe duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Correa bëri thirrje për “katër vite të tjera revolucioni”.

I zgjedhur si president për herë të parë në vitin 2007, lideri socialist konsiderohet se ka sjellë stabilitet politik tek një komb që ka vuajtur dekada proteste dhe kaosi, por kritikët e tij e akuzojnë se e ka bërë këtë gjë me anë të diktaturës.

49-vjeçari akuzohet se ka implementuar politika që kanë shërbyer në forcimin e pushtetit të tij dhe në ndikimin mbi kundërshtarët politikë dhe mediat private.

Gjithsesi, “Revolucioni i qytetarëve”, siç e quan ai, e ka bërë të dashur tek ekuadorianët e thjeshtë dhe me anë të tij ka fituar shumë aleatë të majtë nga vendet e tjera amerikano-latine.

Sipas BBC, Rafael Correa ka fituar 56,7% të votave, duke lënë pas me 23,3% kandidatin tjetër Guillermo Lasso.

Top Channel