Dhjetë ditë e fundit si Papë, Jozef Racinger do t’i kalojë kryesisht i të nga daljet publike, me përjashtim të takimit me presidentin italian, Giorgio Napolitano, në program ditën e shtunë, dhe lutjes tradicionale të së djelës.
Ndërkohë, është bërë e ditur se Papa Benedikti i 16-të do të ketë një pension prej 2.500 eurosh në muaj dhe se ai do të ketë mundësi të marrë me vete disa nga sendet e tij personale.
Ligji i Selisë së Shenjtë parashikon që, me vdekjen e Papës, apartamenti i tij në pallatin Apostolik vuloset dhe të gjitha sendet, e kryesisht dokumentet, çohen me pas ne arkivin sekret te Vatikanit, ku nje pjese ruhen për një kohë të gjatë, ndërsa gjërat e panevojshme eliminohen.
Por, këtë herë, Papa largohet për së gjalli dhe do të ketë mundësi të marrë vetem sendet personale, durata, letrat private dhe pianon e tij të dashur.
Ndërsa në Shën Pjetër vazhdojnë përgatitjet për konklavën, nga e cila do të dalë Papa i ri, nuk reshtin hipotezat mbi kandidatin më të mundshëm. Gjatë lutjes të së djelës, Papa Racinger iu drejtuar në spanjisht besimtarëve latino-amerikane, duke i ftuar që të luten jo vetëm për të, por edhe për pasardhësin e tij.
E kjo frazë u interpretua nga shumë veta si një mbështetje shpirtërore e tij për një kandidat nga Amerika Latine.
Top Channel