Sofía Suescun, ylli spanjoll që jeton me sportin dhe fitness-in
Juventusi i tij kreu një sezon fantastik dhe në fund u kurorëzua kampion i Italisë. Anjeli dhe Marota kujdesen gjithnjë në deklaratat publike të theksojnë rolin kyç të trajnerit në rindërtimin e bardhezinjëve pas skandalit të Calciopoli-it.
Skuadra është rikthyer të dominojë në Itali, ndërsa në Ligën e Kampioneve është thuajse në 8-shen më të mirë falë fitores 0-3 në transfertë ndaj Celtic. Vec kontributit në fushë të lojtarëve, një meritë të vecantë për suksesin e bardhezinjve ka edhe trajneri Antonio Conte.
E pikërisht për rolin e tij në ngritjen e skuadrës, Conte është përzgjedhur si “Pankina e Artë 2011/2012” në kampionatin italian, ose ndryshe “Trajneri i vitit”, që zgjidhet nga votimi i vetë trajnerëve.
Conte falenderoi organizatorët për cmimin e dhënë. Ai tha se një nderim i tillë është stimul për të vazhduar më tej. “Nuk duhet të heqim këmbën nga gazi. Ne jemi Juventusi!”, deklaroi ai.
Ndërimi si trajner i vitit në Itali mungonte në kampin Juventin që nga koha e Marcelo Lippi-t, në vitin e largët 1996, kur Juvja e tij shkonte 3 herë radhazi në finalen e Ligës së Kampioneve.
Top Channel