Pas një marrëdhënie 3-shekullore kolonizimi që përfundoi në vitin 1949, Britania e Madhe synon të forcojë marrëdhëniet me Indinë në një prej bashkëpunimeve më të frytshme të shekullit të XXI.
Këtë sugjeroi kryeministri britanik, David Cameron, në një vizitë 3-ditore, nisur nga kryeqendra ekonomike indiane, Mumbai.
”Rritja ekonomike e Indisë do të mbahet mend si një prej fenomeneve më të mëdha të shekullit dhe është me të vërtetë mbresëlënëse kjo që po shohim. Përsa më takon, mendoj se vendi juaj nuk njeh kufinj zhvillimi dhe Britania duhet të jetë partneri i parapëlqyer në këtë rrugë. Ne sapo kemi nisur të ndërtojmë atë që do të jetë një prej marrëdhënieve më të frytshme dhe të suksesshme të të gjitha kohërave”, deklaroi Cameron.
Në vizitën e tij, ai vizitoi disa prej kompanive më të mëdha britanike, të cilat kanë zhvendosur qëndrat e tyre të prodhimit në Indi, ndikuar nga krahu më i lirë i punës, si “BAE Systems”, “Rolls-Royce” apo “London Underground”.
Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit britanik premtoi lehtësimin e regjimit të vizave për biznesmenët dhe studentët indianë, si dhe rritjen e investimeve dhe ndihmës direkte që vendi i tij i ofron shtetit të dytë më të populluar të botë, me 1,2 miliardë banorë.
Aktualisht, Britania është vendi me ekonominë e shtatë më të madhe në botë (vlerësuar me PBB bruto), ndërsa India pozicionohet dy vende më poshtë, në të nëntin, por pritet që brenda dekadës, India të kalojë mbi ish-vendin kolonizues në këtë renditje.
Top Channel