Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, kërkon mbikqyrje më të rreptë të hyrje-daljeve brenda zonës “Schengen”, si kusht qendrimi ne Gjermani e ne vende te tjera te Bashkimit Europian.
Ai hodhi idene e krijimit te nje regjistri qendror per te gjitha levizje ne territorin e unionit, e ne këmbim regjimi i vizave me Gjermaninë mund të hiqej për një numër vendesh.
Rasti me i fundit, qe i dha nje shtyse te forte ketij qendrimi, siç shpjegon “Deutsche Velle”, eshte ai i nje islamisti te klasifikuar si radikal, Mohamad Arifi, i cili arriti te hyje ne Gjermani edhe pse e kishte te ndaluar.
Pa e penguar askush, Arifi foli perpara besimtareve ne nje xhami ne Berlin, megjithëse dyshohet si mbeshtetes i islamisteve në Siri dhe se bën thirrje për luftë të armatosur.
Mënyra se si arriti të hynte në Gjermani nuk është sqaruar ende. Por, ky nuk është rast i izoluar.
Numri i hyrjeve të paligjshme në territorin gjerman është rritur me 18 për qind në krahasim me vitin e kaluar për të arritur shifrën e 21 000 rasteve.
Këtyre u shtohen edhe rreth 5 000 raste në të cilat leja e qendrimit prej tre muajsh në Gjermani shkelet në heshtje pa të drejtë nga udhëtarët në Republikën Federale.
Për të gjitha këto raste duket se mungon një sistem alarmi. Në BE nuk ka më kontrolle te kufijve te brendeshem dhe per faktin se gjeografikisht Gjermania ndodhet në qendër, ajo varet shume nga kontrollet efikase e vendeve të tjera në kufijtë e jashtëm të bllokut europian.
Top Channel