SHBA, reforma për emigrantët e paligjshëm

17/02/2013 09:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është duke shtyrë miratimin e një ligji, i cili pritet të rregullojë statusin e emigrantëve të paligjshëm në vend.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat amerikane, në bazë të ligjit që po pergatitet per diskutim, në tetë vitet e ardhshme pritet që deri në 11 milionë klandestinë të pranishëm sot në SHBA të rregullohen.

Megjithatë, për “USA Today”, pritet që ligji të gjejë një kundërshtim të ashpër nga ana e republikanëve konservatorë.

Ky ndryshim do të jetë pjesë i një reforme që Shtëpia e Bardhë synon të realizojë duke pasur në fokus emigracionin.

Presidenti Obama siguroi mandatin e tij të dytë pjesërisht falë mbështetjes dërrmuese të latinëve të amerikanizuar dhe shtresave të tjerë të emigrantëve.

Reforma për emigracionin ishte një prej pikave kryesore që tërhoqi këtë shtresë të popullsisë të votonte Obamën.

Top Channel