Seria A, Roma “thyen” Juventusin

17/02/2013 08:20

Roma rigjen fitoren në Serinë A dhe këtë e bën kundër kampionëve e kryesuesëve të kampionatit italian, Juventusit.

Kryeqytetasit kanë arritur të fitojë 1-0 në “Olimpico” falë një supergoli të kapitenit Totti.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, me shumë raste nga të dyja skuadrat, ndërkohë që goli i vetëm që i dha fitoren dhe tre pikët verdhekuqve vjen disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

I ka mjaftuar ky gol Romës për të ringritur moralin pas shumë problemeve të këtij sezoni. Tashmë ata ngjiten përkohësisht në vendin e shtatë në kuotën e 37 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA