Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh
Siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë hapësira ku ndodhet monumenti “New Born” ka mbledhur qindra qytetarë me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.
Ngjyrat e reja me flamujt e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës me të cilat u ngjyros një natë më parë monumenti, duket se i kanë dhënë madhështinë e vet kësaj kremte.
Prishtina ndërkaq me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë nuk ka shpëtuar nga tingujt e këngës Harlem Shake. Qytetarët e mbledhur tek “New Born”-i, përveç fotografive, janë bërë pjesë e një kërcimi të “çmendur” që tashmë kudo në botë është identifikuar si Harlem Shake.
Fëmijë dhe të rritur me maska në kokë e flamuj në duar janë bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, qëllimi i së cilës është realizimi i një reklame të cilën do të mund ta shohë e gjithë bota.
Top Channel